Aktualitet

Ylli Manjani: Lefter Koka dhe Alqi Bllako ndodhen në burg për shkak të inateve të LSI-së

Sipas ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, dy ish-zyrtarët e lartë Lefter Koka dhe Alqi Bllako ndodhen sot në burg vetëm p?7r shkak të inateve të LSI-së, sepse i ikën nga partia.

Në një lidhje skype për emisionin Zona Zeri në Top News, Manjani tha se në lidhje me çështjen e inceneratorëve, SPAK po vepron në bazë të kallëzimit të LSI-së dhe jo në bazë të hetimeve të saj.

“Kam qenë kritik me copëzimin e çështjes. Çfarë ka ndodhur me çështjen? LSI-ja u bë pishman, apo u zu me Lefter Kokën, tha hajde t’i fusim një kallxhim, ku ta kallxhojmë, ta kallxhojmë tek inceneratorët sepse kjo është më e besueshmja, apo më e kapëshmja për publikun, që mezi u kap, por sidoqoftë u kap. O burra ta hetojmë dhe SPAK-u heton kallëzimin e LSI, fut Lefterin brënda. Të njëjtën gjë, çohet LSI-ja po prap, ka inat me Alqin se iku Alqi nga LSI-ja. E njëjta gjë dhe me Alqin dhe pastaj futen dhe ca zyrtarë të tjerë. Dhe pastaj vjen historia që me kalimin e kohës nuk na mjaftuan këta por na duhet edhe ndonjë tjetër. I gjithë problemi është se kjo nuk është një çështje i iniciuar nga drejtësia, si rezultat i një plani hetimor të integruar që të çohet tek e vërteta.”-u shpreh Ylli Manjani.

Ndër të tjera, Manjani u shpreh se akuzat në lidhje me personat që ndodhen sot pas hekurave për çështjen e inceneratorëve janë absurde dhe të pabazuar në prova.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button