Shfrytëzoi një 30-vjeçare greke për prostitucion në Durrës, arrestohet në Kakavijë i riu grek

Në 28 vjeçar u arrestua pasi akuzohet se gjatë këtij muaji, ka shfrytëzuar për prostitucion një 30-vjeçare nga Greqia.
I riu, Filippo Papagiannis banues në Greqi u kap në Kapshticë teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria.
Nga hetimet ka rezultuar se 28-vjeçari, gjatë këtij muaji, ka shfrytëzuar për prostitucion një 30-vjeçare nga Greqia, ndaj së cilës filloi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucioni” informoi policia e Durrësit.
Operacioni policor i koduar “Indicia” erdhi si rezultat i një hetimi disajavor, me metoda proaktive nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të policisë së Durrësit.
Nga veprimet hetimore dyshohet se një shtetas ende i paidentifikuar, i ka vjedhur 30-vjeçares, një shumë parash. Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e tij.
/f.stafa
#Shfrytëzoi #një #30vjeçare #greke #për #prostitucion #në #Durrës #arrestohet #në #Kakavijë #riu #grek