Aktualitet
Kamioni pësoi defekt në Llogara/ Bllokohet rruga, radhë të gjata me automjete

Një kamion i cili ka pësuar defekt në vendin e quajtur “Çesma”, pranë aksit rrugor “Vlorë-Llogara”, ka bllokuar qarkullimin.
Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë punën për normalizimin e trafikut dhe për zhbllokimin e rrugës.
Njoftimi i policisë:
Llogara/Informacion paraprak
Rreth orës 12:40, në aksin rrugor “Vlorë-Llogara”, në vëndin e quajtur “Çesma”, ka mbetur në rrugë një kamion, për shkak se ka pësuar defekt. Për këtë arsye është bllokuar ky aks rrugor.
Shërbimet e Policisë vijojnë punën për normalizimin e trafikut dhe për zhbllokimin e rrugës.
#Kamioni #pësoi #defekt #në #Llogara #Bllokohet #rruga #radhë #të #gjata #automjete
Lapsi