Manchester City e Newcastle denoncohen në Komisionin Europian: Daily Mail zbulon emrin e ‘spiunit’
Sipas Daily Mail, gazeta e njohur britanike, Manchester City dhe Newcastle janë nën hetimin e Komisionit Evropian. Akuza është ajo e kryerjes së “shkelje të pretenduara të rregullave të reja për subvencionet shtetërore”. Janë të ndryshme denoncimet për këtë shkelje dhe autor i tyre mund të jetë presidenti i Ligës spanjolle, Javier Tebas.
ZBULIMI I DAILY MAIL
“City gjithmonë ka thënë se klubi është një biznes personal i Sheikh Mansour. Mansour është anëtar i familjes në pushtet të Abu Dhabi dhe zëvendëskryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe. Fondi i Investimeve Publike Saudite (PIF) zotëron 80% të Newcastle. Ai kryesohet nga sundimtari de fakto i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, i cili gjithmonë ka pretenduar të jetë një ent i paanshëm dhe i pavarur investimi. Denoncimet ka të ngjarë të përqendrohen mbi faktin nëse City efektivisht mund të kontrollohet nga shteti i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe se Newcastle është një instrument shtetëror i Arabisë Saudite.
MBËRRIJNË EDHE KONFIRMIMET
“Mund të konfirmojmë denoncimet në lidhje me klubet e futbollit, përfshirë klubet britanike. Jemi duke i vlerësuar. Denoncimet përfshihen në rregulloren për subvencionet e huaja (Fsr), e cila është në fuqi që nga qershori. Rregullorja për subvencionet e huaja trajton shtrembërimet e shkaktuara nga kontributet financiare të dhëna nga qeveritë e vendeve të treta për kompanitë e përfshira në tregun e brendshëm të BE-së”.
Lexo më tej: Tebas i përgjigjet Al Khelaifit, me një sulm të ri: “Na merr të gjithëve për budallenj”
GAZETA BRITANIKE ZBULON EMRIN E SPIUNIT
Identiteti është ende i panjohur, por shfaqen zërat e para që do të çonin në një emër: “Ka të ngjarë që ka pasur një denoncim kundër City dhe Newcastle nga La Liga tani që FSR (rregullorja për subvencionet e huaja, red) është funksionale. Presidenti i La Liga, Javier Tebas, ka qenë prej kohësh kritik ndaj atyre që ai i quan “klube të financuara nga shteti”, përfshirë City”.
#Manchester #City #Newcastle #denoncohen #në #Komisionin #Europian #Daily #Mail #zbulon #emrin #spiunit
Lapsi