Video/ Lucas Hernandez ofendon Barcelonën: plasin polemikat me mbrojtësin e PSG

E bujshme ajo që ndodhi në stërvitje, në shtëpinë e PSG-së. Në fakt, gjatë seancës së fundit, Lucas Hernandez u bë protagonist i një ofendimi të rëndë ndaj Barcelonës. Nga pamjet e transmetuara nga PsgTv, kanali zyrtar i klubit, dëgjohet shprehja: “Si mund të të mësojë të këndosh një ekip mu*i si Barcelona?”.
Një frazë që krijoi menjëherë polemika, si në Francë ashtu edhe në Katalonjë. Për të gjurmuar personin përgjegjës, teknikët e ekspertët kanë ekzaminuar me imtësi audion. E në këtë drejtim fajtori duket se është pikërisht Lucas Hernandez. Në fakt, ish-lojtari i Bayern ka ndërhyrë në pyetjen “Ti vjen nga Barcelona, pse nuk këndon?”. Këtë pyetje Mbappé ia kishte bërë Dembélé, nënshkrimit të ri të parisienëve.
Lexo më tej: Dembélé fut në sherr PSG e Barça: sheikët gati të paguajnë klauzolën, që nesër dyfishohet
Nuk është e qartë se përse ka ndërhyrë Lucas Hernandez në këtë situatë, apo përse francezi ka këtë konsideratë për klubin spanjoll. Sidoqoftë, mbetet të kuptohet nëse PSG ka ndërmend të marrë masa për incidentin. Ajo që mbetet është të presim për zhvillime të mëtejshme.
📹 Ojo a este vídeo que supuestamente capta a Lucas Hernández metiéndose con el Barcelona…
💬 Mbappé, a Dembélé: “Vienes del Barcelona, ¿por qué no cantas?”
💬 Lucas Hernández: “¿Cómo el Barcelona, un equipo de mierda, puede enseñarte a cantar?” pic.twitter.com/2VRYDB0gD8
— BeSoccer (@besoccer_ES) August 28, 2023
#Video #Lucas #Hernandez #ofendon #Barcelonën #plasin #polemikat #mbrojtësin #PSG
Lapsi