Tech
Ndërhyri në sherrin ku u përfshi shoku i tij, i riu shqiptar vritet në Itali nga një algjerian

Një shqiptar ka mbetur i vrarë në Sirolo të Italisë. Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, ku 23 vjeçari është vrarë me shtizë peshkimi nga një person me origjinë nga Algjeria.
Makina ku ndodhej algjeriani nuk i jepte përparsi makinave të tjera, ndërsa vetë lëvizte shumë ngadalë. Ka pasur një përplasje fizike mes autorit dhe një personi, që mendohet se ishte i shoku i tij.
I riu ka ndërhyrë për të shuar sherrin kur është goditur në gjoks me shtizë peshkimi nga algjeriani.
Viktima është identifikuar si Klajdi Bitri, një punëtor 23-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Ankona.
/a.r
#Ndërhyri #në #sherrin #përfshi #shoku #tij #riu #shqiptar #vritet #në #Itali #nga #një #algjerian