Rama poston pamjet nga Shpiragu: Vijojnë testimet e fundit tek puset e kërkimit të naftës

Kryeministri Edi Rama e ka nisur javën me një video ku shfaqen puset e kërkimit në Shpirag, duke theksuar se kompania e njohur SHELL po kryen punën me testimet e fundit për të zbuluar nëse do të vijohet me operacionet e nxjerrjes së naftës.
“Mirëmëngjes, dhe nga puset e kërkimit në Shpirag, ku kompania SHELL po vazhdon punën për testimet e fundit, e ku të dhënat deri tani janë tejet optimiste për potencialin e rezervës së identifikuar në nëntokën shqiptare, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.
Më herët kryeministri është shprehur se nafta në këtë zonë është e një cilësie shumë të lartë dhe nëse puna në Shpirag do vijojë, atëherë vendi ynë do njohë një zhvillim të madh ekonomik.
/a.r
#Rama #poston #pamjet #nga #Shpiragu #Vijojnë #testimet #fundit #tek #puset #kërkimit #të #naftës