Tech
Paralajmërimi për përmbytje/ Bashkia Lezhë njoftim për banorët: Të martën pritet furtunë shiu

Bashkia e Lezhës ka njoftuar banorët e zonës për mot të keq në dy ditët në vijim. Sipas njoftimit, reshjet e dendura të shiut dhe një furtunë priten pasnesër në orët e para të mëngjesit.
Qarku i Lezhës do të përballet me situatë të vështirë nga moti i keq i cili pritet të nisë më datë 29 gusht rreth orës 01:00 të mëngjesit. Shërbimet e Emergjencave do të jenë në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo rast, njofton bashkia ndërsa u bën apel banorëve të zonës të marrin çdo masë të mundshme dhe të lajmërojnë në numrin e telefonit: +355 68 331 2049.
/f.stafa
#Paralajmërimi #për #përmbytje #Bashkia #Lezhë #njoftim #për #banorët #Të #martën #pritet #furtunë #shiu