Aktualitet

“Po ç’penallti, ishte normale”: zv/trajneri i Laçit Tanushi shpërthen ndaj arbitrit me Erzenin

Tanushi

“Ishim përgatitur për ta fituar por i tillë është futbolli, dy tre shpërqëndrime që nuk na lejohet. Te goli i tretë kam shumë rezerva për penalltinë. Nuk është mirë që në fillim të sezonit të flasim për gjykimin. U munduam të zotëronim topin por e pësuam kur e shpërqëndruam”. Eduard Tanushi, zv/trajneri i Laçit nuk ngurron të merret me arbitrat që në javën e parë të kampionatit. Ndihmësi i Nicës nuk e ka kapërcyer dot 11 metërshin me të cilin Erzeni siguroi barazimin përfundimtar 3-3, në minutën e 88′.

“E para është penalltia që nuk u akordua për ne dhe, më pas, në fund kur dhanë 11 metërsh rastin e fundit. Me gjykimin tim është një ndërhyrje normale. Po të jepen të gjitha penallti si kjo, do të mbyllen ndeshjet 5-5”, deklaroi Tanushi.



Natyrisht më i kënaqur Alfred Deliallisi, pas 3-3 në Laç e, për më tepër, me mënyrën si u arrit: “Mënyra se si shkoi ndeshja, na shkoi malore e madhe. Por ekipi tregoi forcë karakteri. Pas rezultatit 3-2 besoi deri në fund dhe arriti të merrte një pikë jashtëzakonisht shumë të vlefshme për moralin e ekipit. Por ky ekip është i ri. Sadiki ka 3 seanca stërvitore, Kahrimanoviç vetëm 2. Plus dy lojtarë, një argjentinas dhe një brazilian që nuk ia dolëm të merrnim federimet ne kohë. Ekipi ra fizikisht dhe nuk kishim ndërrime. Futa një 18-vjeçar nga akademia dhe mendoj se bëri shumë mirë, komplimente për të”.

Deliallisi pastaj u ndal edhe te merkato, duke i kaluar topin klubit: “Unë pres edhe një goditje në sulm. Mihana ka vetëm 3 ditë me ekipin, është zgjedhja ime personale. Pres edhe një goditje në repartin e sulmit për të plotësuar organikën”, tha Deliallisi në fund të ndeshjes.

#çpenallti #ishte #normale #zvtrajneri #Laçit #Tanushi #shpërthen #ndaj #arbitrit #Erzenin

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button