Sport

Publikohen fituesit e Mjekësisë, nota mesatare e maturantëve të pranuar 9.9

Është publikuar këtë të shtunë lista fituese e maturantëve që do të studiojnë Mjekësi të Përgjithshme.

Nga 1800 aplikantë në fillim, 800 janë skualifikuar sepse nuk kanë marrë pjesë në provimin hyrës.

Për herë të parë këtë vit maturantët që donin të zgjidhnin degën e mjekësië iu nënshtruan një provimi konkurues.

Mesatarja e pikëve të maturantëve në provimin hyrës është 60/100, ndërsa nota mesatare e shkollës së mesme është 9.9.

Për herë të parë këtë vit akademik hyn dhe në fuqi ligji për studentët e mjekësisë të cilët duhet të punojnë 5 vite në spialet brenda vendit, ose të paguajnë faturën e plotë të studimeve nëse duan të pajisen me diplomë.

Në grafikun më poshtë gjeni dhe rezultatet e maturantëve duke u bazuar tek nota e tyre e shkollës së mesme si edhe pikët që kanë marrë te provimi hyrës.

#Publikohen #fituesit #Mjekësisë #nota #mesatare #maturantëve #të #pranuar

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button