Aktualitet
“Primaret” në Kukës, demokratët iu drejtohen kutive të votimit për emrat e Rithemelimit

Rithemelimi zhvillon ditën e sotme zgjedhjet primare për kandidatin për kryetar bashkie.
Gara do të zhvillohet mes Arif Rexhmatit, Ardian Elezit, Emri Vata, Gëzim Shehut dhe Ylber Zenelit.
Sali Berisha ka ndarë një video të qytetarëve që marrin pjesë në votim dhe ka ftuar të gjithë demokratët t’iu bashkohen.
“Pjesëmarrje masive në primaret në Kukës!
Ftesë për të gjithë demokratët e Kukësit të marrin pjesë në primare për zgjedhjen e kandidatit të tyre për Bashkinë Kukës. Suksese!”, shkruan Berisha.
Zgjedhjet në bashkinë e Kukësit do të mbahen më 24 Shtator, pas dorëheqjes dhe arrestimit të ish-kryetarit Safet Gjici.
/a.r
#Primaret #në #Kukës #demokratët #drejtohen #kutive #të #votimit #për #emrat #Rithemelimit