Sport

Video/ Skënderbeu befasues e Vllaznia ‘e pritshme’: dy ‘fytyrat’ e startit të kampionatit

Kategoria Superiore nisi, me befasi e pritshmëri. Pikërisht kështu, sepse për ta bërë të duket i paparashikueshëm ka menduar Skënderbeu. Një pushtim i Egnatia Arena me një gol që zbriti rrogozhinasit me këmbë në tokë, sic duket ende me jehonën e rezistencës ndaj Inter. Pastaj ishte Vllaznia, që shkeli 3-1 mbi Kukësin, pavarësisht se iu desh një penallti për ta zgjidhur.

Tifozët kanë të nevojë të besojnë në rezultate si ai i Skënderbeut. Sepse me një pjesë të mirë të skuadrave në krizë, duket se ndonjë e ka siguruar rënien që tani. Kemi skuadra që vazhdojnë bëjnë merkato, edhe pse kampionati nisi, pikërisht nga problemet që kanë. Kukësi nuk mund të bënte dot më shumë, sidomos në Loro Borici, si e pranon edhe vetë tekniku Rrahman Hallaçi: “Duke ditur që në skuadër janë afruar shumë lojtarë, kemi marrë shumë në prove. Jemi munduar të rregullojmë skuadrën dhe mendoj që kemi bërë diçka të mirë gjatë këtyre muajve. Kanë ardhur disa nga jashtë, mendoj se ndoshta nuk kanë CV të pasur, por kanë treguar vlera, edhe disa të tjerë”.

Vllaznia, skeptike për shumë në Shkodër, mbështetet të paktën në një projekt. Fitues apo jo mbetet për tu parë, por është një skuadër që jep garanci. Të tillë e sheh edhe Migen Memelli, që nuk entuziazmohet nga fitorja e parë në javën e parë: “Duke qenë se është ndeshja e parë, ky trepikësh rrit moralin e skuadrës. Kampionati ka një melodi tjetër, ju e patë çfarë ndodhi në Rrogozhinë, ku pretendentët e Egnatias u mposhtën nga Skënderbeu. Të gjitha skuadrat dinë të luajnë futboll. Kukësi ishte i vendosur mirë në fushën e lojës. Sot kemi bërë vetëm detyrën. Nuk ka nevojë për eufori të madhe”.


MIRË SE ERDHE SKËNDERBE!

Skënderbeu pastaj është tjetër histori. Për nostalgjikët është hapi i parë drejt rikthimit të skuadrës që bëri histori, për të tjerë është një e dhënë se ky kampionat do të ketë edhe befasi të bukura. Egnatia pretendente e financuar dhe e përforcuar u dorëzua në shtëpi 0-1, të surprizuar nga lojtarët e Gvozdenovic. Vendosi Juri, që çoroditi gjithnjë mbrojtjen rrogozhinase para se të mposhtte Sherrin. Komplimente edhe prapavijës së bardhekuqve, që bllokuan dy si Dëamena-Kasa.

Sot janë dy ndeshje të tjera, me derbin nëse mund të thuhet ende kështu Dinamo-Tirana. Blutë hiqen si ekip sheikësh, kanë ndryshuar emrin Dinamo City, logon, duke fshirë me një vendim biznesi një histori të tërë. Tirana në anën tjetër nuk është nga ato që impresionohen, as nga Besiktas, e jo me nga një ndryshim emri.

#Video #Skënderbeu #befasues #Vllaznia #pritshme #fytyrat #startit #të #kampionatit

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button