Aktualitet
Tjetër natë ankthi për Greqinë, vijon beteja për shuarjen e vatrave të zjarrit

Shteti fqinj i Greqisë do të përballen me një tjetër natë të vështirë. Kjo pasi vatrat e zjarrit vijojnë aktive. Sipas raportimeve të mediave vendase, numri i vatrave të zjarrit në 24 orët e fundit ka qenë mbi 70.
Frontet më kritike të zjarrit ndodhen në Andros, ku flakët po favorizohen nga era. Po ashtu, shumë e keqe është situata në Evros dhe Rodop. Aty janë dërguar njoftime evakuimi. Po ashtu, bëhet e ditur se në njëzet e katër orët e fundit janë shënuar 75 zjarre të reja në pyje, shumica e të cilave, sipas zjarrfikësve, janë shuar menjëherë, në fazën fillestare.
#Tjetër #natë #ankthi #për #Greqinë #vijon #beteja #për #shuarjen #vatrave #të #zjarrit
Lapsi