Aktualitet
Medvedev: SHBA po fiton para nga lufta Ukrainë-Rusi

Ish-presidenti dhe nënkryetari i Këshillit të Sigurimit Rus, Dmitry Medvedev, deklaroi se SHBA po fiton para nga lufta Ukrainë-Rusi. Ai deklaroi se nga kjo situatë Evropa dhe bota po dëmtohet nga ana ekonomike.
“Shtetet e Bashkuara po fitojnë para nga konflikti në Ukrainë. Evropa po humbet dhe e gjithë bota është në një situatë të keqe ekonomike. Nëse i shikojmë gjërat nga ky këndvështrim, kuptojmë se konflikti është në shkallë globale. Është një konflikt mes botëve, një konflikt ekzistencial i të gjithë planetit”, tha Medvedev.
#Medvedev #SHBA #fiton #para #nga #lufta #UkrainëRusi
Lapsi