Tech

E rëndë/ Përplasen në ajër avionët luftarakë ukrainas, 3 viktima, mes tyre piloti i njohur

Tre pilotë ukrainas kanë vdekur pasi dy avionë stërvitor janë përplasur në ajër në perëndim të Kievit. Lajmi është konfirmuar nga forcat ajrore ukrainase, të cilat bënë me dije se incidenti ka ndodhur gjatë një stërvitjeje ushtarake.

“Gjatë një misioni luftarak, ekuipazhet e dy avionëve të stërvitjes luftarake L-39 u përplasën në qiell”, thuhet në një deklaratë të Forcave Ajrore në Telegram.

“Të tre pilotët, për fat të keq, vdiqën”, vijon deklarata.

Mbetjet e avionëve ranë në oborrin e një shtëpie private dhe ato u përhapën rreth 300 metra, sipas Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë. Askush në terren nuk u lëndua dhe nuk raportohet për dëme në shtëpi private. Ushtria ka larguar të gjitha copëzat e avionëve që u përfshin në incident.

Byroja Shtetërore e Hetimeve ka nisur një hetim për të përcaktuar nëse avionët ishin në gjendje të mirë dhe nëse të gjitha rregullat janë ndjekur para se ata të ngriheshin në ajër.

Specialistët po ashtu do të hetojnë të ashtuquajturit kuti të zeza të avionëve, që përmbajnë të dhëna për lëvizjet e fluturakeve dhe reagimeve të pilotëve.

Njëri prej pilotëve që humbi jetën gjatë këtij incineti ishte Andriy Pilshchikov nga brigada e 40-të taktike ajrore. Ai ishte i njohur me nofkën “Jus”. Ky pilot ishte pjesë e mbrojtjes ajrore në Kiev, që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës në shkurtin e vitit të kaluar.

“Jus” vazhdimisht kishte dhënë intervista për mediat ukrainase dhe perëndimore, duke bërë thirrje që shtetit të tij t’i jepeshin avionë modernë luftarakë./m.j

#rëndë #Përplasen #në #ajër #avionët #luftarakë #ukrainas #viktima #mes #tyre #piloti #njohur

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button