Aktualitet

Taulant Balla si atraksion turistik i Rilindjes, iu zë pritë turistëve për t’u shpjeguar domethënien e emrit të tij (VIDEO)

Taulant Balla si atraksion turistik i Rilindjes, iu zë pritë turistëve për t'i shpjeguar domethënien e emrit të tij (VIDEO)

Taulant Balla duket sikur i ka në vijë punët me rendin dhe sigurinë publike në Shqipëri. Nuk e shqetësojnë as ngjarjet e rënda kriminale, as drejtues të lartë të Policisë së Shtetit që punojnë për bandat e as skandali me të dhënat e sistemit TIMS. Herë pas here e kemi parë të marrë edhe rolin e Mirela Kumbaros si Ministër i Turizmit.

Diku shaqet në aeroport, diku nëpër pika kufitare duke u takuar e përshëndetur me turistët e huaj. Së fundi zbriti nga zyra e tij për në pedonalen “Murat Toptani”, ku iu zuri pritë disa turistëve spanjollë.

I tregoi atyre se ai është Ministër i Brendshëm, a thua se kjo përbën ndonjë atraksion në vetvete. Dhe pastaj në delir e sipër i shpjegoi domethënien e emrit të vet. Uauuu… çfarë ngjarje e madhe! Shihni pamjet më poshtë. ©



#Taulant #Balla #atraksion #turistik #Rilindjes #zë #pritë #turistëve #për #shpjeguar #domethënien #emrit #të #tij #VIDEO

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button