Aktualitet

“Besnikëri ndaj shtetit rus”, Putin urdhëron mercenarët e Wagner të nënshkruajnë dekretin

Presidenti Putin mbrëmë urdhëroi luftëtarët e Wagner të nënshkruajnë një betim për besnikëri ndaj shtetit rus pas një aksidenti vdekjeprurës të avioni, i cili vrau Yevgeny Prigozhin, shefin e grupit mercenar.

Putin nënshkroi dekretin që sjell ndryshimin me efekt të menjëhershëm dje pasi Kremlini tha se sugjerimet perëndimore se Prigozhin ishte vrarë me urdhër të tij ishin një “gënjeshtër absolute”. Kremlini nuk pranoi të konfirmojë përfundimisht vdekjen e tij, duke përmendur nevojën për të pritur rezultatet e testit.

Prezantimi i një betimi të detyrueshëm nga Putini për ushtarët e Wagner dhe kontraktorët e tjerë privatë ushtarakë ishte një lëvizje e qartë për të sjellë grupe të tilla nën kontroll më të rreptë shtetëror, raporton Reuters.

Dekreti, i publikuar në faqen e internetit të Kremlinit, detyron këdo që kryen punë në emër të ushtrisë ose që mbështet atë që Moska e quan “operacioni i saj special ushtarak” në Ukrainë, të betohen zyrtarisht për besnikëri ndaj Rusisë.

#Besnikëri #ndaj #shtetit #rus #Putin #urdhëron #mercenarët #Wagner #të #nënshkruajnë #dekretin

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button