Tech
Balla: Masa më të ashpra për shoferët e dehur, pa patentë dhe për tejkalim shpejtësie

Ministri i Brendshëm Taulant Balla u ka bërë apel strukturave policore që të ndërmarrin masa më të ashpra ndaj drejtuesve të automjeteve që rezultojnë të dehur apo nën efektin e lëndëve narkotike.
Balla thekson po ashtu se duhen masa më të forta dhe për tejkalim shpejtësie në qendrat e banuara apo akset rrugore.
“Duhen masa më të forta kundër drejtimit të mjetit nën efektin e alkolit apo drogës. Policia ka kryer arrestime në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, nën efektin e drogës apo për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Masa më të forta edhe për tejkalim të shpejtësisë në qendra të banuara apo akse rrugore”, thotë ministri.
#Balla #Masa #më #të #ashpra #për #shoferët #dehur #patentë #dhe #për #tejkalim #shpejtësie