Tech
Para të padeklaruara në kufi, procedohet penalisht 37-vjeçari në Morinë

Policia ka sekuestruar 32 450 euro dhe 140 000 lekë të rinj në Morinë.
Këto para do të kaloheshin pa deklaruar në pikën kufitare, por u identifikuan gjatë kontrollit fizik në vijën e dytë.
Për 37-vjeçarin që do të kryente veprimtarinë e jashtëligjshme ka nisur një procedim penal në gjendje të lirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
#Para #të #padeklaruara #në #kufi #procedohet #penalisht #37vjeçari #në #Morinë