Lëvizte me pistoletë pa leje në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorët e tij

1 shtetas i cili lëvizte me armë zjarri pa leje është arrestuar nga policia, ndërkohë në pranga janë vënë dhe dy të tjerë për moskallëzim krimi.
Arma e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak janë sekuestruar.
Njoftimi i policisë:
Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve:
– E. T., 31 vjeç, M. M., 35 vjeç, dhe N. S., 31 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë operacionit, në rrugën “Shefqet Kuka”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin E. T., dhe pasagjerë shtetasit M. M., dhe N. S.
Gjatë kontrollit fizik të shtetasit M. M., shërbimet e Policisë i gjetën një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa shtetasit E. T., dhe N. S., kanë pasur dijeni dhe nuk kanë kallëzuar krimin.
#Lëvizte #pistoletë #leje #në #Tiranë #arrestohet #31vjeçari #dhe #bashkëpunëtorët #tij