Tech

Vetë ‘non grata’ në Britani/ Berisha i kërkon Londrës të hetojë ambasadorin e saj: Kam dëgjuar se janë 850 mijë faqe biseda të dekriptuara

Edhe pse i shpallur “non grata” nga Britania e Madhe, kërkoi nga Londra zyrtare që të hetojë ambasadorin e saj në Shqipëri.

“Unë, meqë jam tek ato telefonat. I bëj thirrje qeverisë britanike, t’i marrë t’i shohë për të kuptuar se cili është pozicioni i ambasadorit të vet në Tiranë me deklaratën që ka bërë për mbështetje ndaj krimit të organizuar” tha Berisha në konferencë për median mesditën e sotme.

Më tej Berisha akuzon se në Policinë e Shtetit, pozicionet kyçe janë të zëna nga krimi.

“Ardi Veliu është figura qendrore e krimit në Policinë e Shtetit. Me dokumente, të denoncuara nga qytetarët shqiptarë në mënyrë të përsëritur, me dokumente të sjella nga drejtësia italiane. Ndaj i bëj thirrje Komisionit Europian, që të zbardhen bisedat e politikanëve me grupet kriminale. Të publikohen një për një emrat e të gjithë personave të politikës ose jo, që kanë mbajtur telefon të kriptuar për qëllime kriminale. Kjo do ishte një ndihmë jashtëzakonisht e madhe. Por çfarëdo që të bëjnë partnerët tanë, nëse nuk ngrihemi në protesta për të rrëzuar këtë regjim të bazuar në krimin, drogën, korrupsionin, vrasjet, të ardhme në këtë vend nuk ka,” tha Berisha.

Prandaj tha se kërkon ndihmën e Brukselit për të bërë një hetim më të plotë, mbi çështjen e përgjimeve të dekriptuara.

Kanë ardhur, siç e keni dëgjuar, 850 mijë faqe biseda të dekriptuara. Këto biseda dëshmojnë krimet e tmerrshme, pazaret me kriminelët. Dy prokurorët që kanë kaluar vetingun me para të krimit, marrin kriminelin në telefon dhe i thonë dëgjo; se OFL-ja ka ardhur dhe do të sekuestrojë pronat, prandaj paguan tani që të shpëtosh. Ai ua kthen shqiptarqe, por edhe këta ja kthejnë me të njëjtën gjuhë. Këta janë Xhevahirët e prokurorisë. Dhe që të gjitha këtu, nuk ka diskutim që kanë një kokë dhe kjo kokë është strikt Edi Rama, i cili erdhi në pushtet me krimin dhe sot sundon vetëm nga krimi. Në Policinë e Shtetit, pozicionet kyçe në tërësi janë të zëna nga krimi./m.j

#Vetë #grata #në #Britani #Berisha #kërkon #Londrës #të #hetojë #ambasadorin #saj #Kam #dëgjuar #janë #mijë #faqe #biseda #të #dekriptuara

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button