Shitja e armëve Tajvanit, rrit tensionet

Departamenti amerikan i Shtetit ka miratuar një shitje të mundshme prej 500 milionë dollarësh Tajvanit të sistemeve të kërkimit dhe gjurmimit me rreze infra të kuqe për avionët luftarakë F-16 dhe pajisjeve të tjera, sipas raporteve të medias.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Wang Wenbin tha se shitja e armëve nga ShBA-ja rajonit të Tajvanit të Kinës shkel seriozisht parimin e “Një Kine” dhe pikat e tre komunikatave të përbashkëta kino-amerikane, veçanërisht të Komunikatës së 17 gushtit 1982. Shitja shkel gjithashtu ligjin ndërkombëtar dhe normat bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare, dëmton sovranitetin dhe interesat e sigurisë të Kinës dhe rrezikon paqen dhe qëndrueshmërinë në të dy brigjet e ngushticës së Tajvanit.
Pala kineze i kërkon palës amerikane të respektojë parimin e “Një Kine” dhe dispozitat e tre komunikatave të përbashkëta kino-amerikane, të anulojë menjëherë shitjen e planifikuar të armëve Tajvanit, të ndalojë shitjen e armëve Tajvanit e kontaktet ushtarake me këtë ishull dhe të mos ndjekë prirjen e rrezikshme të armatosjes së Tajvanit, duke minuar paqen dhe qëndrueshmërinë në të dy brigjet e ngushticës së Tajvanit, tha Wang.
Ai shtoi se Kina do të marrë masa të vendosura e të fuqishme për të mbrojtur sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial, shkruan CMG.
#Shitja #armëve #Tajvanit #rrit #tensionet