Aktualitet
DETAJE / Vjosa Osmani vizitë zyrtare në Shqipëri më 4 shtator

residentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të vizitojë më 4 shtator Shqipërinë me ftesë të Presidentit Bajram Begaj. Osmani do të pritet me një ceremoni shtetërore në ambientet e Presidencës.
Pas takimit është planifikuar një konferencë e përbashkët për shtyp e dy homologëve.
Kjo është vizita e parë e Presidentes së Kosovës që nga koha kur kreu i shtetit Bajram Begaj mori detyrën.
Vizita e kreut të Shtetit të Kosovës vjen pas anulimit të mbledhjes së dy qeverive në Gjakovë dhe refuzimit që kryeministri Albin Kurti i bëri kryeministrit Rama në takimin informal me liderët e rajonit gjatë muajit korrik.
/a.r
#DETAJE #Vjosa #Osmani #vizitë #zyrtare #në #Shqipëri #më #shtator