Tech

Japonia fillon lëshimin e ujit të ndotur bërthamor, reagon Kina

Qeveria kineze do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur sigurinë e ushqimeve dhe shëndetin e popullit kinez, tha Ministria e Jashtme e Kinës të enjten, pasi Japonia filloi të lëshojë ujërat e ndotura bërthamore.

Kina e kundërshton dhe e dënon ashpër këtë veprim dhe i ka paraqitur demarsh serioz palës japoneze, duke i kërkuar që të ndalojë këtë veprim të padrejtë, tha ministria në një deklaratë menjëherë pasi filloi procesi i lëshimit të enjten citon CMG.

“Largimi i ujit të ndotur bërthamor të Fukushimës është një çështje madhore e sigurisë bërthamore. Ndikimi i saj shkon përtej kufijve të Japonisë dhe kjo nuk është në asnjë mënyrë një çështje private e Japonisë. Fillimi me forcë i lëshimit në oqean është një veprim jashtëzakonisht egoist dhe i papërgjegjshëm, që shpërfill interesin publik botëror,” thuhet në deklaratë.

Administrata e Përgjithshme e Doganave e Kinës njoftoi të enjten se do të pezullojë importimin e të gjitha produkteve ujore me origjinë nga Japonia që nga sot.

#Japonia #fillon #lëshimin #ujit #të #ndotur #bërthamor #reagon #Kina

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button