De Bruyne, dhuratë speciale për shokët e Man. City: iPhone platini për të festuar ‘Tripletën’

Në këto orë është përhapur lajmi për dhuratën fantastike që Kevin De Bruyne u ka bërë të gjithë lojtarëve të Manchester City. Belgu ka dashur të festojë fitoren e trefishtë të sezonit të kaluar me një dhuratë speciale. Në fakt, fantazisti belg i dha secilit prej shokëve të tij të skuadrës, 26 lojtarëve, një iPhone platini. Vlera e dhuratës, e prodhuar nga projektuesi i pajisjeve mobile të personalizuara iDesign Gold, arrin pesë mijë paund secila.
Dhurata e çmuar e futbollistit ishte e personalizuar me emrin e lojtarit përkatës. Natyrisht pa harruar edhe logon e Manchester City. Një iPhone të tillë e ka marrë edhe Pep Guardiola, trajneri i skuadrës. Një burim foli për The Sun duke shpjeguar gjestin e De Bruyne: “Një gjest klasi nga Kevin, i cili donte të tregonte vlerësimin e tij për ekipin. Sezonin e kaluar klubi fitoi Premier League, Champions dhe FA Cup”.
Lexo më tej: Messi sfidon goleadorin ‘e tmerrshëm’ dhe fantazistin e City: Haaland e De Bruyne finalistë për Lojtarin e Vitit
Një gjest të ngjashëm e kishte bërë më parë edhe Lionel Messi. Në fillim të vitit Pleshti i dhuroi të gjithë skuadrës, trajnerit dhe stafit të Argjentinës, një iPhone prej ari 24 karatësh. Vlera dhuratës ishte rreth 200 mijë euro dhe idea ishte festimi i fitores së Kupës së Botës në Katar.
Kevin De Bruyne gifted all of his Man City teammates platinum iPhones to celebrate their treble winning season 🎁
(via idesigngold/IG) pic.twitter.com/SWrtV5jzBP
— ESPN UK (@ESPNUK) August 22, 2023
#Bruyne #dhuratë #speciale #për #shokët #Man #City #iPhone #platini #për #të #festuar #Tripletën
Lapsi