Aktualitet
Greqia pranon ndihmën për zjarret, Mitsotakis falënderon Shqipërinë

Ndryshe nga çfarë u raportua më herët, Greqia duket se ka ndryshuar mendje dhe ka pranuar ndihmën e Shqipërisë me një skuadër zjarrfikëse për situatën e rëndë të krijuar në qytetin e Aleksandrupolit. Kryeministri i shtetit fqinj ka bërë një reagim në Twitter, duke falënderuar Shqipërinë për solidaritetin.
“Falënderimet tona shkojnë për Shqipërinë për dërgimin në Greqi të 48 zjarrfikësve dhe 9 mjeteve, që do të na bashkohen teksa ne po luftojmë flakët në Aleksandropuli. Faleminderit Shqipëri”, shkruan Mitsotakis në Twitter.
#Greqia #pranon #ndihmën #për #zjarret #Mitsotakis #falënderon #Shqipërinë
Lapsi