Tech

Mbetën në mes të detit me pedalon, policia shpëton 4 persona pranë Ksamilit

Policia Kufitare, në bashkëpunim me Delta Forcën iu ka ardhur në ndihmë 4 pushuesve, 2 prej të cilëve të mitur, të cilët kishin mbetur në mes të detit me një pedalon pranë Ksamilit.

Era e fortë dhe dallgët e larta e bënë të pamundur daljen në breg dhe për këtë arsye, 4 personat që udhëtonin në pedalon kërkuan ndihmë.

Si rezultat i mbërritjes së shpejtë në zonën e sinjalizuar, të 4 personat janë shpëtuar dhe u nxorën në breg, në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia e Shtetit fton çdo qytetar që gjendet në një nevojë që lidhet me detyrat funksionale të Policisë, të kërkojë ndihmë dhe reagimi do të jetë i menjëhershëm.

/a.r

#Mbetën #në #mes #të #detit #pedalon #policia #shpëton #persona #pranë #Ksamilit

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button