Shëndeti
Kishin mbetur me JetSki në mes të detit, shpëtohen 2 persona në Durrës

Pasditen e djeshme, gjatë patrullimeve në të gjithë hapësirën detare të Durrësit, shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë konstatuar në afërsi të gjirit të Durrësit, 2 persona që kërkonin ndihmë, pasi rrezikonin të fundoseshin, për shkak se mjeti i tyre lundrues Jet Ski kishte pësuar defekt dhe rrymat detare e kishin çuar larg bregut.
Sapo i kanë konstatuar, shërbimet e Njësisë Policore Detare, me 2 mjete lundruese, iu kanë shkuar në ndihmë 2 qytetarëve, dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg, në gjendje të mirë shëndetësore.
Gjithashtu, është tërhequr në breg mjeti lundrues që kishte pësuar defekt.
/a.r
#Kishin #mbetur #JetSki #në #mes #të #detit #shpëtohen #persona #në #Durrës