Aktualitet
“Pse rikthyet Gardën?”/ A ndihet Alibeaj i kërcënuar

Enkelejd Alibeaj ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar dhe kryesisë. Përveç diskutimeve në lidhje me zgjedhjet e 14 majit, Alibeaj u pyet nga gazetarët edhe për shoqërimin e tij nga Garda.
Ai tha se nuk ndihet i kërcënuar, por duhet të zbatoje ligjet e shtetit, që në situata zgjedhje duhet të jetë i shoqëruar.
Pyetje: Z. Alibeaj nuk ju kemi parë të shoqeruar me punonjes te Gardes, sot pse i keni rikthyer?
Alibeaj: Nuk kam dashur asnjëherë që t’i mbaj, por është detyrim i Gardës që në situata zgjedhorë të mund të shoqërohesh. Unë e kam të vështirë të jem i shoqëruar, unë eci vetë, por edhe ligjet e shtetit duhen respektuar!
Pyetje: A ndiheni i kërcënuar?
Alibeaj: Asnjëherë, kurrë!