Tech

Tragjedia në Pogradec/ U vetëvar një 12-vjeçare, i afërmi: Vuante mungesën e nënës së saj, në 5 vjet vetëm 1 herë e ka takuar

Gazetari i Report Tv, Armand Braho ka shkuar këtë të martë në banesën e familjes së 12-vjeçares e cila u vetëvar sot në Buzaishtë të Pogradecit.

I afërmi i viktimës ka zbuluar detaje të reja rreth ngjarjes së rëndë ku sipas tij vajza kishte vite larg nënës së saj pasi prindërit i kishte të divorcuar. Këtë verë pas 5 vitesh ishte takimi i tyre i parë gjë që mendohet të ketë rënduar psikologjisht vajzën e cila vuante mungesën e nënës së saj.

“Në orën 2 më merr vëllai në telefon dhe më thotë kështu ajo mbesa është varur. Çfarë thua i thashë bre, se nk kishte ndonjë gjë të ankohej se ishim familje e mirë.

Duheshin, i mbante mirë. Sot ndjemë lajmin e hidhur.

E kishte gjetur e gjyshja bashkë me të ëmën(njerkën)që ka aty, ato e kishin kërkuar se kishin prerë njëcik dushk për kecat, kur ajo.. ajo ishte varur atje ku i shtihet dushk kecave.”- tha ai.

I afërmi shton se viktimës tregon se e vetmja brengë që mund të kishte 12- vjeçarja që vrau veten ishte fakti që nuk e shihte të ëmën. Sidoqoftë ai thekson se vajza u rrit në një familje pa probleme.

“Jetonte me babanë me të ëmën (njerkën). Shkonte në klasë të 7 më duket, mësonte ishte shumë e mirë, pa probleme. Unë nuk e di çfarë mund ta ketë shtyrë, nuk jam në brendësi unë kur e mora vesh më erdhi shumë keq, thashë po si… se nuk dëgjonim gjë të grindeshin.- tha i afërmi, Ramazan Çela.

Them ngaqë kishte nënën të larguar, e takoi vetëm 1 herë këtë behar, ka 4-5 vjet e larguar, këtë behar para dy muajsh e takoi, e kërkoi. Nuk e di ka ikur, ju lut ky(babai i vajzës)për ta marrë po ajo(nëna e vajzës) nuk donte, jo nuk jetoj këtu. Çupen vetëm këtë behar etëm 1 herë e ka takuar dhe kaq . Ndihem shumë keq, se nuk është njeri i madh edhe.. diti të….

Nuk ka pasur asnjë shqetësim, shkonte për bukuri, nuk i ndihej zëri fare. Me vëllezërit dhe motrat e tjera shkonte mirë shumë ajo rriti dhe 2 të tjerë.

Gjyshi dhe gjyshja e donin shumë, ata bënë çmos që e mbajtën ta rrisnin me shumë dashuri mirëpo ja që sdel, s’vete atje ku duhet.”- përfundoi ai.

Edhe burime zyrtare nga policia konfirmojnë të njëjtën gjë, sipas tyre dyshohet se vajza kishte mërzitje prej kohësh për shkak të divorcit të prindërve të saj./m.j

#Tragjedia #në #Pogradec #vetëvar #një #12vjeçare #afërmi #Vuante #mungesën #nënës #së #saj #në #vjet #vetëm #herë #takuar

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button