Tech

Kolonjë, digjen pyjet në kufi/ Ndërhyrja është shumë e vështire për shkak të terrenit të thyer

Prej tri ditësh vatra të shumta zjarri janë përhapur në fshatin Arëz të Kolonjës, fshat që ndodhet në kufi me Greqinë.

Deri tani janë djegur plotësisht 7 hektarë me pyje ahu, pishe, dushku si dhe bimësi më të ulet përfshi edhe ato medicinale.

Gjatë këtyre ditëve punonjës të shërbimit zjarrfikës, policia e rendit dhe ajo kufitare si dhe shërbimi pyjor janë duke punuar për izolimin e flakëve të zjarrit, që të favorizuara nga era dhe temperaturat e larta përhapen me shpejtësi.

Nga ana tjetër terreni malor e vështirëson ndërhyrjen me mjete të shërbimit zjarrfikës ndaj dhe për këtë të gjitha forcat, përfshi këtu dhe banorë, janë duke punuar për hapjen e brezareve për të mos lejuar përhapjen e zjarreve në zona të tjera të masivit pyjor.

Ekspertët e shërbimit pyjor dyshojnë se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

/a.r

#Kolonjë #digjen #pyjet #në #kufi #Ndërhyrja #është #shumë #vështire #për #shkak #të #terrenit #të #thyer

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button