Aktualitet

Kosova, pjesë e bisedimeve mes Vuçiç dhe Zelensky, kërkesa e presidentit serb

Gjatë vizitës në Athinë, presidenti Zelensky është takuar me homologun, Aleksandar Vuçiç, në një takim të kërkuar prej tij.

Në një postim në rrjetet sociale, Vuçiç bën me dije se bisedoi me presidentin Zelensky për situatën në Ukrainë, rajonin e Ballkanit, por edhe Kosovën.

Vuçiç deklaroi edhe njëherë se Serbia e respekton integritetin territorial të Ukrainës, dhe kërkoi nga Zelensky të bëjë të njëjtën gjë.

“Një bisedë e mirë dhe e hapur me Presidentin Volodymyr Zelenskiy për të gjitha çështjet e rëndësishme, si për Serbinë dhe Ukrainën, ashtu edhe për të gjithë rajonin dhe botën. Ne i diskutuam ngjarjet në Ukrainë dhe Kosovë, dhe unë edhe një herë theksova se Serbia respekton integritetin territorial të Ukrainës, të cilin ne e kemi thënë qartë dhe pa mëdyshje që nga fillimi i konfliktit”, shkroi Vuçiç në Instagram.

Kohët e fundit janë shtuar ndjeshëm zërat se Ukraina po mendon të njohë pavarësinë e Kosovës.

/a.r

#Kosova #pjesë #bisedimeve #mes #Vuçiç #dhe #Zelensky #kërkesa #presidentit #serb

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button