Goditën me thikë bashkatdhetarin, arrestohet një nga vëllezërit shqiptarë në Greqi

Policia greke ka vënë në pranga një nga dy vëllezërit shqiptarë që kishin sulmuar me thikë një tjetër shqiptar në Mastichar të Kos.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, pasi viktima ndodhet në spitalin e Kosit me plagë të shumta me thikë, por jashtë rrezikut për jetën. Megjithatë, ai ende nuk është në gjendje të dëshmojë për të shpjeguar se çfarë i parapriu sulmit që mori nga dy vëllezërit.
Falë reagimit të menjëhershëm të të gjitha shërbimeve të Policisë, njëri nga dy autorët u gjet, u arrestua dhe u referua në Prokurorinë e Rrethit me çështjen e ngritur ndaj tij për vrasje të mbetur në tentativë dhe shkelje të ligjit për armët. Për bashkëpunim në këto krime akuzohet edhe vëllai i tij në kërkim.
/a.r
#Goditën #thikë #bashkatdhetarin #arrestohet #një #nga #vëllezërit #shqiptarë #në #Greqi