Aktualitet

Sekuestrohet arsenal armësh dhe drøgë, arrestohet një person në Krujë

Grabitet me armë 40 mijë euro një pikë transfertash parash në Tiranë, autori largohet me biçikletë

Një arsenal armësh është gjetur në një banesë në Krujë. Në pranga e policisë ka rënë shtetasi Mehmet Sallaku si dhe janë shpallur në kërkim shtetasit S. S., 22 vjeç, A. S., 20 vjeç dhe A. S., 41 vjeç, të tre banues në fshatin Shkretë.

Policia e Krujës dhe forcat e posaçme operacionale kanë finalizuar operacionin “Mali i Kuq”. Janë sekuestruar 1 armë zjarri kallashnikov, 21 granata luftarake sulmuese, 17 granata luftarake mbrojtëse, 40 ndezësa unifikues granatash dhe 5.2 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Gjithashtu, janë asgjësuar bimë narkotike që u gjetën të gjetura të kultivuara në afërsi të banesës së shtetasit të arrestuar, në fshatin Shkretë.


Nga veprimet hetimore dyshohet se këta katër shtetas janë autorë edhe të kultivimit të 320 bimëve narkotike të gjetura më parë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

#Sekuestrohet #arsenal #armësh #dhe #drøgë #arrestohet #një #person #në #Krujë

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button