Tragjike/ Hyri në liqen për të shpëtur vëllain e saj të vogël, mbytet 20-vjeçarja

20-vjeçarja Anna Lorenzi u mbyt tragjikisht të dielën në liqenin e Gardas në Itali ndërsa tentoi të shpëtonte vëllain e saj të vogël. Ajo vuri re se vëllai i saj 14 vjeçar po haste vështirësi për të notuar kundër rrymës dhe u hodh menjëherë në ujë për ta ndihmuar.
Për fat të keq, ajo nuk ishte aq e fortë sa për të mposhtur rrymën dhe filloi të zhytej nën dallgë.
Vëllai i saj u shpëtua nga dy zhytës të cilët u shkuan në ndihmë kur dëgjuan britmat, po ata nuk mundën të shpëtonin Anën.
Trupi i saj i pajetë u nxor më vonë nga uji nga zyrtarët e rojës bregdetare, raporton ANSA . Vendasit janë ankuar se këtij seksioni të plazhit të liqenit i mungon personeli i shpëtimtarit apo pajisjet e mjaftueshme mjekësore emergjente.
Tragjedia e fundit në liqenin Garda vjen pasi një tjetër grua u mbyt atje së fundmi. Turisti u zhyt në ujë të shtunën, por nuk arriti të dilte sërish. Ekuipazhet e urgjencës e nxorën nga liqeni dhe tentuan CPR, por ajo vdiq në vendngjarje.
/f.stafa
#Tragjike #Hyri #në #liqen #për #të #shpëtur #vëllain #saj #të #vogël #mbytet #20vjeçarja