Alban Ramosaj jep dorëheqjen nga muzika

Alban Ramosaj ka ndarë një lajm sot me të gjithë ndjekësit e tij, ku njoftoi se do të largohej nga muzika.
Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij të Instagram, ai dha “lamtumirën” me të gjithë mbështetësit, duke ia atribuar këtë vendim vetë vetes së tij.
‘Së fundmi jam ndeshur shpesh me sfidën e shprehjes autentike artistike. Ndikimet e jashtme kanë pushtuar ngadalë, hap pas hapi hapësirën time kreative, kështu duke fryer fort mbi flaët e qiriut që më dha motiv. Ajo që nisi si një ëndërr, një pasion i palodhur, ajo që më shoqëronte nga agimi deri në perëndim, ndjej që pas gati dhjetë vitesh është duke u zbehur. Fusha e betejës në të cilën gjendem, ka lënë fëmijën tim të brendshëm të plagosur dhe të ndjeshëm’, shprehet ai mes tjerash.
Ndërkohë, Albani ka vendosur që këngët e tij të mos i fshijë, duke i lënë të qasshme për fansat, teksa nuk ka deklaruar nëse bëhet fjalë për një lamtumirë përfundimtare apo për një mirupafshim deri në takimin e radhës.
#Alban #Ramosaj #jep #dorëheqjen #nga #muzika
Lapsi