Tech

Holanda dhe Danimarka do furnizojnë Kievin me avionë luftarakë, Zelensky “piloton” një F16

Holanda dhe Danimarka kanë njoftuar se do t’i japin Ukrainës avionë luftarakë F16. Kievi ka bërë apel për avionët dhe shtim të kapaciteteve ajrore prej disa kohësh, duke paralajmëruar betejë të ashpër në vjeshtë dhe dimër.

Presidenti Volodymyr Zelenskyy e ka marrë i pari lajmin e mirë, teksa ka vizituar këtë të dielë Holandën dhe Danimarkën, duke takuar kryeministrat Mark Rutte dhe Mette Frederiksen. Gjatë vizitës së tij, lideri ukarinas u ndal në një bazë të ushtrisë holandeze në qytetin e Eindhoven, ku inspektoi së bashku me Rutten dy F-16 të parkuar.

Ndërsa Zelenskyy tha në Telegram se vendi i tij do të merrte 42 avionë, Holanda dhe Danimarka, në një deklaratë të përbashkët, nuk specifikuan numrat.

“F-16 nuk do të ndihmojnë menjëherë në përpjekjet e luftës. Është, gjithsesi, një angazhim afatgjatë nga Holanda. Ne duam që ato të jenë aktive dhe funksionale sa më shpejt të jetë e mundur. Jo për muajin e ardhshëm, kjo është e pamundur, por shpresojmë së shpejti”, tha Rutte.

Ndërkohë, gjatë ndalesës në Danimarkë, Zelensky dhe kryeministrja daneze u ngjitën në kabinën e një avioni F16, në bazën ajrore Skrydstrup. Pas kësaj, ministri danez i Mbrojtjes Jakob Ellemann-Jensen tha: “Ndihem krenar që Danimarka, së bashku me Holandën, do të dhurojnë avionë luftarakë F-16 në luftën e Ukrainës për liri kundër Rusisë dhe agresionit të saj të pakuptimtë”.

Holanda dhe Danimarka do furnizojnë Kievin me avionë luftarakë, Zelensky “piloton” një F16 Holanda dhe Danimarka do furnizojnë Kievin me avionë luftarakë, Zelensky “piloton” një F16 Holanda dhe Danimarka do furnizojnë Kievin me avionë luftarakë, Zelensky “piloton” një F16

#Holanda #dhe #Danimarka #furnizojnë #Kievin #avionë #luftarakë #Zelensky #piloton #një #F16

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button