Aktualitet

Zëdhënësi i qeverisë greke: Pse nuk e ftuam Ramën në Athinë

greke

Zëdhënësi i qeverisë greke, Pavlos Marinakis ka sqaruar këtë të diel arsyet e mungesës së një ftese ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në takimin që kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis do të mbajë me krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Athinë. Ai ka pranuar se shkak janë bërë qëndrimet e Ramës për çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri që vijon të qëndrojë në burg. Ai ka theksuar se Shqipëria duhet të respektojë rregullat bazë të shtetit ligjor dhe se nga ana e Greqisë nuk do të ketë asnjë hap pas.

“Qeveria greke me një sërë ndërhyrjesh të kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm është e vendosur për shtetin e së drejtës, jo vetëm për Fredi Belerin një kryetar bashkie i zgjedhur ligjërisht, i cili duhet të betohet. Shqipëria duhet të respektojë rregullat bazë të shtetit ligjor dhe ne nuk do të bëjmë asnjë hap pas për këtë”, – ka thënë zëdhënësi i qeverisë greke.

Në vend të Ramës, qeveria greke i dërgoi ftesë presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, por ky i fundit e refuzoi me argumentin se “kishte agjendën e përcaktuar” për këtë datë.


Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të BE-së në rajon do të mirëpriten mbrëmjen e së hënës së 21 gushtit, në orën 20.15 nga Kyriakos Mitsotakis në Megaro Maximos për një darkë informale mbi zgjerimin dhe të ardhmen evropiane të rajonit, me rastin e 20-vjetorit të Samitit BE – Ballkani Perëndimor dhe “Deklaratës së Selanikut”.

Sipas mediave greke, nisma e kryeministrit Mitsotakis kërkon të tregojë forcimin e rolit udhëheqës që luan Greqia si një shtyllë e stabilitetit, paqes dhe sigurisë së energjisë në Ballkan dhe Evropën Juglindore dhe kthimin e saj në Ballkan nga viti 2019. Ftesës së kryeministrit i janë përgjigjur dhe do të marrin pjesë në darkë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel. ©

#Zëdhënësi #qeverisë #greke #Pse #nuk #ftuam #Ramën #në #Athinë

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button