Aktualitet
Prag-tragjedie/ Rrezikuan të mbyteshin në Golem, 3 turistët nga Maqedonia e Veriut nxirren nga deti në gjendje të rëndë

Tre shtetas nga Maqedonia e Veriut rreth të 60-ave janë nxjerrë nga deti në plazhin e Golemit në gjendje të rëndë pasditen e sotme.
Mesohet se fillimisht janë nxjerrë nga deti dy prej tyre, të cilët janë transportuar me urgjencë në spitalin e Durrësit.
Rreth 30 minuta më pas është nxjerrë nga uji edhe një person i tretë, i cili është pikasur nga pushuesit e tjerë dhe më pas është dërguar drejt spitalit po ashtu./m.j
#Pragtragjedie #Rrezikuan #të #mbyteshin #në #Golem #turistët #nga #Maqedonia #Veriut #nxirren #nga #deti #në #gjendje #të #rëndë