Tech

FOTO/ Turistët italianë i kthejnë portofolin e humbur shqiptarit në Lushnjë

Turistet italiane kane gjetur nje portofol me leke dhe dokumente te tjera personale te nje shqiptari dhe kane bere veprimin me normal: I kane dorezuar ne komisariatin me te afert te policise. Te cilet me pas ia dorezuan vete qytetarit shqiptar

Njoftimi i Policisë:

Lushnjë/Turistët italianë gjejnë portofolin me lekë dhe dokumente të tjera personale të një shtetasi shqiptar dhe e dorëzojnë menjëherë në Komisariatin e Policisë Lushnjë.

Shërbimet e Policisë i dorëzojnë këtij shtetasi, portofolin që kishte humbur në qytetin e Lushnjës.

Dy turistë italianë, duke udhëtuar me biçikletë, kanë gjetur në rrugë, një portofol me një shumë parash dhe e kanë dorëzuar në Komisariatin e Policisë Lushnjë.

Shërbimet e Policisë, pasi kanë kryer verifikimet në bazë të kartës ID që ishte në portofol, kanë njoftuar shtetasin që e kishte humbur, i cili është paraqitur në Komisariat për të marrë portofolin me shumën e konsiderueshme të parave, kartat bankare dhe kartën e identitetit.

Pasi ka marrë portofolin, ai ka falënderuar punonjësit e Policisë dhe dy turistët italianë, për gjestin e tyre./m.j

FOTO/ Turistët italianë i kthejnë portofolin e humbur shqiptarit në Lushnjë

 

 

#FOTO #Turistët #italianë #kthejnë #portofolin #humbur #shqiptarit #në #Lushnjë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button