Sport

Video/ Manchester City fiton me vështirësi me Newcastle: shpëtimtari është Alvarez

Alvarez

Java e dytë e Premier League sheh fitoren e dytë radhazi të Manchester City. Një gol i Alvarez (31′) i mjaftoi Citizens për të mposhtur 1-0 Newcastle. Goditje e Tottenham, që mposhti Manchester United 2-0 falë Sarr dhe Davies. Liverpooli gjen suksesin e parë në Anfield duke rikuperuar Bournemouth 3-1. Fitore në transfertë për Brighton, që mbetet me pikë të plota pas suksesit me Wolverhampton 4-1. Ndërsa Fulham dorëzohet 0-3 ndaj Brentford.

Sukses në shtëpi për Manchester City, që fiton 1-0 ndaj Neëcastle. Në fazat e para të ndeshjes, skuadrat studiuan, me Citizens që menaxhuan zotërimin e topin pa insistuar. Në minutën e 31′, lojtarët e Guardiolës zhbllokuan ndeshjen. Foden shërbeu në zonë për Julian Alvarez, që lëshoi një të djathtëv të pakapshme për Pope. Magpies u përpoqën të reagojnë dhe të sulmojnë duke gjetur hapësirën e duhur. E megjithatë, City e mbylli pjesën e parë të ndeshjes me një gol avantazh.

Lexo më tej:Video/ Tottenham bëhet i frikshëm, në Londër United rrëzohet 2-0: Liverpool përmbysje me 10 lojtarë


Në pjesën e dytë, skuadra e Howe tentoi që në fillim të befasojë skuadrën e Guardiolës, por nuk arriti të krijojë ndonjë rrezik për Ederson. Ritmet ranë me kalimin e minutave, me City që morën në shtëpi fitoren. Manchester City shkon në 6 pikë (pikë të plota). Qëndron ende në 3 Newcastle.

#Video #Manchester #City #fiton #vështirësi #Newcastle #shpëtimtari #është #Alvarez

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button