Aktualitet
Pakujdesia/ Aksident në aksin Fier-Seman, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagoset shoferi

Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier-Seman, pasi një automjet ka dalë jashtë rruge dhe ka përfunduar në kanal.
Mësohet se mjeti ka dalë nga rruga si pasojë e humbjes së kontrollit nga ana e drejtuesit, i cili ka marrë plagë të lehta pas përplasjes.
Sakaq, në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e aksidentit./m.j
#Pakujdesia #Aksident #në #aksin #FierSeman #makina #del #nga #rruga #dhe #përfundon #në #kanal #plagoset #shoferi