Tech

Çmimet/ E doni Iphone-n e ri të serisë 16?! Ja sa do ju kushtojë!

Çmimet e serisë së re iPhone 16 janë kryesisht të pandryshuara në tregjet kryesore në krahasim me modelet e prezantuara vitin e kaluar, shkruan Bloomberg.

iPhone 16, 16 Plus dhe Pro ofrohen në variante me 128 GB, 256 GB dhe 512 GB hapësirë ​​ruajtëse. Pro Maxi nuk ka version 128 GB.

Në Gjermani, iPhone 16 ka çmim fillestar prej 949 eurosh, iPhone 16 Plus kushton 1.099 euro, iPhone 16 Pro kushton 1.199 euro, ndërsa iPhone 16 Pro Max ka çmim prej 1.449 euro. Çmimet në të gjithë Evropën janë të ngjashme me ato të Gjermanisë.

Apple ka konfirmuar se para-porositë për modelet e reja të iPhone 16 nisin më 13 shtator, ndërsa do të jenë të disponueshme në treg nga 20 shtatori.

#Çmimet #doni #Iphonen #të #serisë #kushtojë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button