Aktualitet
Kapet me kokainë/ I jepte makinës nën efektin e drogës, policia arreston shoferin në Tiranë

Ka shkuar në 29 numri i shoferëve të ndaluar nga policia e Tiranës të cilët i jepnin makinës nën efektin e drogës.
Kontrollet e policisë bëhen me anë të aparatit AquliaScan që bën të mundur evidentimin e shoferëve të cilët i japin makinës nën efektin e drogës. Në një nga kontrollet e fundit, policia i gjeti një të riu një sasi kokainë dhe një thikë.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i tij dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
#Kapet #kokainë #jepte #makinës #nën #efektin #drogës #policia #arreston #shoferin #në #Tiranë