Aktualitet
Dhunohet me sende të forta 16-vjeçari në Tiranë, autorët në arrati

Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Një 16-vjeçar është dhunuar me sende të forta. Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:15, në lagjen Ali Dem pas një konflikti të çastit. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe autorët që kanë dhunuar të miturin.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit.
#Dhunohet #sende #të #forta #16vjeçari #në #Tiranë #autorët #në #arrati
Lapsi