Diletta Leotta bëhet mama për ditëlindje: ‘gafaxhiu’ Karius i sjell tortën Arias së vogël

Pas një pritjeje të gjatë, në rrjetet sociale mbërriti njoftimi: Diletta Leotta është bërë mama. Vetë prezantuesja e famshme italiane e bëri të ditur lajmin e bukur mbrëmjen e së mërkurës. Në profilin e saj në Instagram u shfaq një foto ku e portretizonte me bashkëshortin e saj Karius dhe të sapolindurën Aria. “Sot rilind me ty – mesazhi i mirëseardhjes për të voglën -. Mirë se erdhe Aria. Ti je dhurata më e bukur që mund të merrnim”.
Lexo më tej: Diletta Leotta në ‘rivalitet’ me Wanda Nara: gazetarja bëhet “menaxhere” për të dashurin, Loris Karius
Pikërisht në orën 20.47 të ditës së djeshme, Aria erdhi në jetë në spitalin San Raffaele në Milano. Karius, portieri i Newcastle dhe partneri i Diletta Leotta, ka festuar ngjarjen e lumtur me një tortë me çokollatë. Një datëlindje për dy, sepse 16 gushti është edhe ditëlindja e 32-vjeçares. Me pak fjalë, një festë e dyfishtë në një ditë që do të mbetet e pashlyeshme për të gjithë familjen e Karius. Portieri gjerman natyrisht tani i ka harruar plotësisht gafat e bëra në finalen e Champions. Pikërisht nga veprimet e gabuara të portierit Liverpool humbi 3-1 përballë Real Madrid në vitin 2018. Edhe pse tifozët e Reds jo…
#Diletta #Leotta #bëhet #mama #për #ditëlindje #gafaxhiu #Karius #sjell #tortën #Arias #së #vogël
Lapsi