Tech

“Flakë deti”/ Shkëmbim droge në ujë, GJKKO lë në burg 6 të arrestuarit

GJKKO ka caktuar masat e sigurimit “arrest me burg” për 6 të prangosurit në kuadër të megaoperacionit “Flakë deti”.

Klan News mëson se në burg janë lënë shtetasit: Arlind Ismailukaj, 47 vjeç, banues në Tiranë;   Armando Mema, 37 vjeç, banues në Tiranë;  Nerim Çela, 40 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Laç;  Besnik Brokeri, 51 vjeç, banues në Vlorë; Kyrylo Ponomarenko, 39 vjeç, banues në Ukrainë dhe Kostiantyn Biellon, 44 vjeç, banues në Ukrainë.

Gazetarja Glidona Daci raporton se në makinën e ish-policit Arlind Ismailukaj janë gjetur 10 mijë euro.

Kujtojmë se autorët e trafikimit të lëndës narkotike kanabis u kapën nga policia më datë 15 Gusht, teksa tentonin të shkëmbenin në det përmes mjeteve lundruese lëndën narkotike. Pranë velierës të cilën trafikantët e dogjën sapo policia u afrua me mjete lundruese janë gjetur 28 kg kanabis.

Ky operacion është kryer nga autoritetet policore të vendit në bashkëpunim me ‘Guarda di Finanza’.

Masa e sigurisë arrest me burg:

  1. Arlind Ismailukaj, 47 vjeç, banues në Tiranë
  2. Armando Mema, 37 vjeç, banues në Tiranë
  3. Nerim Çela, 40 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Laç
  4. Besnik Brokeri, 51 vjeç, banues në Vlorë
  5. Kyrylo Ponomarenko, 39 vjeç, banues në Ukrainë
  6. Kostiantyn Biellon, 44 vjeç, banues në Ukrainë.

Arlin Ismailukes, ish-policit në kroskotin e makinës i kanë gjetur 10 mijë euro.

/f.stafa

#Flakë #deti #Shkëmbim #droge #në #ujë #GJKKO #lë #në #burg #të #arrestuarit

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button