Aktualitet

Ambasada amerikane i kërkon Taulant Ballës të hetojë ndërhyrjet në TIMS

I Ngarkuari me Punë i Ambasadës në Tiranë, H. Martin McDoëell është takuar sot me Ministrin e Brendshëm Taulant Balla për një sërë çështjesh të lidhura me sigurinë. Sipas njoftimit të ambasadës, i ngarkuari me Punë McDoëell vuri në dukje shqetësimet e SHBA në lidhje me ndërhyrjen e raportuar në sistemet TIMS në Policinë e Shtetit.

Ai nxiti një hetim të shpejtë dhe të gjithanshëm dhe theksoi rëndësinë që ka mbrojtja e të dhënave vetjake/sensitive, përfshi edhe të qytetarëve amerikanë në Shqipëri.

Lexo edhe: Kazinoja në Tiranë/ Del emri i Rebani Jaupit në dosjen e Pëllumb Gjokës


Lexo edhe: Para se të arrestohej, Oltion Bistri u shkarkua si shef i Operacionales

Lexo edhe: “Ardi më çau k*rin…”, Olti Bistri i tregonte biznesmenit operacionet e policisë

Pak ditë më parë u bë publik një hetim i prokurorisë në lidhje me një linjë paralele interneti në zyrat e strukturës operacionale të policisë së shtetit. Operacionalja drejtohej nga Oltion Bistri deri pak javë më parë. Ai u arrestua pasi akuzohet se merrte para nga biznesmeni Pëllumb Gjoka që kishte një pikë kazinoje në Tiranë. Në bisedat mes të dyve ishin të përfshirë edhe emra të të tjerë të policisë së shtetit.

#Ambasada #amerikane #kërkon #Taulant #Ballës #të #hetojë #ndërhyrjet #në #TIMS

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button