“Aeroporti i Tiranës flet italisht”/ Canale 5 jehonë turistëve italianë që zgjedhin Shqipërinë: Avioni, shtëpia e makina për vetëm 150 euro

Televizioni i mirënjohur italian, Canale 5, i ka dedikuar një kronikë televizive fluksit të turistëve italianë që kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në Shqipëri.
Media italiane vendos theksin te çmimet e ulëta krahasuar me Italinë, ndërsa thonë se në këtë pikë të bumit turistik, “aeroporti i Tiranës flet italisht”.
Një turiste shprehet se ka arritur të sigurojë biletën e avionit, shtëpinë dhe makinën për vetëm 150 euro, ndërsa të tjerë thonë se mund të marrin një çadër me 2 shezlonge për 5 euro përgjatë bregdetit të Durrësit.
“Çmimet në plazh në krahasim me Italinë janë shumë më të ulëta, madje edhe ushqimet e restoranteve, ku prodhimet e detit joshin turistët, por pa iu boshatisur portofolin”, shprehet gazetari italian gjatë raportimit.
Megjithatë jo vetëm Durrësit ka arritur të joshë shtetasit italianë, të cilët i janë drejtuar edhe bregdetit të Kavajës ku kanë mundur të gjejnë plazhin me rërë të bardhë.
“Në dy vitet e fundit numri i turistëve italianë në Shqipëri është rritur ndjeshëm. Në vitin 2022 ishin mbi 70 përqind më shumë se sa në vitin 2021.”/m.j
#Aeroporti #Tiranës #flet #italisht #Canale #jehonë #turistëve #italianë #që #zgjedhin #Shqipërinë #Avioni #shtëpia #makina #për #vetëm #euro