E vërteta rreth telefonatave të Harry dhe Kate Middleton

Princ Harry u përfol së fundmi se kishte biseduar me kunatën e tij, Kate Middleton pas shpinës së gruas, Meghan Markle.
Por, komentatorja mbretërore Kinsey Schofield hodhi poshtë raportin e fundit të The Mirror se Middleton, “ndjen keqardhje” për Harry dhe e mbështet atë përmes telefonatave sekrete, natën vonë.
Marrëdhënia midis Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it dhe Princit dhe Princeshës së Uellsit ka qenë e tensionuar prej vitesh – veçanërisht që kur Harry dhe Markle u larguan si anëtarë të lartë të familjes mbretërore në vitin 2020. Në podkastin e saj , Schofield pretendoi se Harry po përpiqet të sillet “sfidues” mes dramës së vazhdueshme familjare.
“Unë personalisht nuk besoj se Harry do të fliste me Catherine privatisht pa bekimin e Meghan,” shtoi ajo. Ajo gjithashtu pohoi se William dhe Middleton janë shumë “të fokusuar në qëllimet e tyre” dhe duan të mbajnë distancën nga çifti.
“Një sasi e konsiderueshme e pakënaqësisë së William ndaj Harryt ësht ndaj diskutimit të tij dhe Meghan për Catherine kaq hapur me Oprah-n dhe brenda ‘Spare’,” tha Schofield për Fox News të hënën, duke iu referuar kujtimeve të Princit. “Catherine i mirëkupton ndjenjat e Princit William dhe nuk do të shkonte pas shpine,” shtoi ajo./
#vërteta #rreth #telefonatave #të #Harry #dhe #Kate #Middleton
Lapsi